Ndalimin e burkës me ligj e kundërshton dekani i Fakultetit të Studimeve Islame, Fahrush Rexhepi. Ai në emisionin “Betimi për Drejtësi” tha se pavarësisht që bartja e burkës nuk është obligim, nuk duhet që grave që kanë zgjedhur të mbajnë burka t’u ndalohet një gjë e tillë.
“Absolutisht nëse i bëjmë krahasimet, pra edhe studimet edhe hulumtimet në mënyrë shkencore dhe profesionale islame, mendoj se bartja e burkës nuk është obligative, pavarësisht faktit që kjo nuk do të thotë që ato gra të cilat e bartin burkan duhet të ofendohen, duhet të linçohen, persekutohen, apo të zhvillohet propagandë ndaj tyre sepse fundi i fundit përzgjedhja e veshjes është çështje personale individuale dhe faktikisht kështu duhet të i pranojmë. Diversitet i mendimeve edhe të veprimeve pra edhe sa i përket aspektit fetar”, tha ai.
-
Rexhepi: Sipas dijetarëve myslimanë, bartja e burkës nuk është obligim
-
Shala propozon që burka të ndalohet me ligj
-
Hasani: I mundshëm ndalimi i burkës, por duhet të respektohen garancione të caktuara kushtetuese
-
Rezniqi: Nga 50 rastet e analizuara s'është urdhëruar ndjekja e programit për kryerësit e dhunës ndaj grave
-
S’ka mbulesa islame në shkolla, Supremja refuzon padinë