Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
BETIMI PËR DREJTËSI

Prokurori Maloku: Nuk kemi pranuar asnjë vendim për transferimin e lëndës në Gjykatën e Pejës

Prokurori i rastit “Brezovica”, Rasim Maloku, ka thënë se nuk ka pranuar ndonjë vendim që kjo lëndë nga Gjykata Themelore e Ferizajt të ketë kaluar në Gjykatën Themelore në Pejë, por se kjo prapë është vendim i Gjykatës dhe do ta respektojnë.

Vendimi që kjo lëndë të bartet në Pejë është marrë pasi ka dalë regjistri i pronave për sekuestrim në Parkun Kombëtar Sharri, ku pjese e tyre ishin edhe pronat e tre gjyqtarëve si dhe vetë kryetarit të Gjykatës në Ferizaj.

“Ne megjithatë kemi parashtruar kërkesën në Gjykatën Themelore në Ferizaj të gjyqtari i procedurës paraprake dhe aty ka fillu ajo mos të themi luftë po në atë kuptimin një kundërshtim apo një kërkesë nga organet mbikëqyrëse të gjykatës, nënkryetarit që lënda të transferohet në Gjykatën Themelore në Peje. Meqë nuk është etike të vendoset nga gjyqtari i procedurës paraprake i të njëjtës gjykate kështu që edhe gjyqtari i procedurës paraprake ka kërkua një vendim nga gjykata e Apelit që të vlerësojnë se a do të ishte e arsyeshme për shkak se të themi objektivitetit të vendosjes që ai të vendosë me këtë çështje, të sekuestrimit të përkohshëm që është vetëm një veprim procedural në këtë faze, i përkohshëm”, është shprehur prokurori Maloku në "BetimipërDrejtësi" të KTV-së. 

Sipas tij, ka pasur disa veprime, që sipas vlerësimit të tyre, nuk janë në pajtim me kodin e procedurës penale mirëpo që secili e mban përgjegjësinë dhe pasojat për veprimet.

“Meqë unë nuk kam pranuar kurrfarë vendimi ose është aktvendim është akt procedural që duhet gjykata ta përjashtojë, të vlerësojë që ky gjyqtar duhet të përjashtohet ose krejt gjykata… për ne të gjitha gjykatat janë të njëjta, cilado gjykate në sistemin gjyqësor për neve është e barabartë”, ka thënë prokurori Maloku.

Edhe Gjykata e Pejës vendos për lirimin e vilave të sekuestruara në Brezovicë Kronikë Gjykata e Pejës vendos për lirimin e vilave të sekuestruara në Brezovicë

Ai ka pranuar se e ka lajmëruar rastin te KGJK-ja për ndikim te gjyqtari i rastit "Brezovica".