Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
BETIMI PËR DREJTËSI

Lënda më e vjetër e divizionit civil është e vitit 2018

Kryetari i Gjykatës së Apelit, Valon Totaj, u shpreh se në Departamentin e Përgjithshëm, Divizioni Civil lënda më e vjetër është e vitit 2018.

Ai tregoi edhe për departamentet e tjera, derisa theksoi se lënda më e vjetër i takon divizionit civil.

“Në bazë të statistikave që i kam unë, lënda më e vjetër në lëminë administrative është e vitit 2021, lënda më e vjetër në lëminë e kundërvajtjes është e vitit 2022. Te departamenti i krimeve të rënda është i vitit 2021, te departamenti penal i përgjithshëm është e vitit 2021, te departamenti special është e vitit 2021 ose 2022 nuk jam shumë i sigurt, kurse te departamenti i përgjithshëm divizioni civil lënda më e vjetër është e vitit 2018. Do të thotë në lëminë civile ballafaqohemi me lëndë prej vitit 2018 e këndej”, tha ai në emisionin “Betimi për Drejtësi.