Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
BETIMI PËR DREJTËSI

Avokatja tregon përvojën e saj kur kishte mbrojtur një grua me burkë

Në prill të vitit 2019, nga Siria në Kosovë ishin kthyer në mënyrë të organizuar 110 persona, prej tyre 32 gra. Këto gra që janë akuzuar se kanë qenë pjesëmarrëse në grupe terroriste gjatë luftës në Siri, në Gjykatë ishin paraqitur të mbuluara me burka.

Avokatja Fehmije Gashi Bytyqi, që ka përfaqësuar një nga gratë e kthyera nga Siria, tregon procedurat që ka kaluar klientja e saj për të vërtetuar identitetin e saj.

Ajo thotë se klientja e saj qysh kur kishte arritur në Kosovë nga autoritetet i është kërkuar që të largoj burkën për ta identifikuar, gjë të cilët thotë se klientja e saj e ka bërë në prani të policeve.

Pas asaj periudhe kur pat kontakt me policët, natyrisht brenda 48 orëve e patëm seanca dëgjimore quhet tek Gjykata Themelore në Prishtinë, prapë u bë identifikimi, u deklaruan të gjitha ato gra sa ishin se ato ishin, prapë ishin hetueset femra aty në sallë të cilat i konfirmuan gjykatës se janë këto gra për të cilat flitej. Mandej prej asaj periudhe kohore meqenëse atyre ju shqiptua një arrest shtëpiak deri në marrjen në pyetje prokurori kaloi një kohë dhe mandej prapë u takuam, prapë ndodhi e njëjta procedurë, po tash ajo nuk i kishte shqetësimet, nuk e kishte atë gjendjen shumë të rënduar shpirtërore që e kishte pasur, e kishte marrë vetën, por prapë ishte me burka, u deklarua para prokurorit. Ndërsa kur shkuam në pjesën e tretë tash para gjykatës tash jo gjyqtari i procedurës paraprake, tash ish kryetari i trupit gjykues që duhej ta merrte vendimin për të shkoi me pranim të fajësisë, që nënkupton u mbajt vetëm një seancë dhe ishte një hap më përpara sepse prej shtëpisë erdhi pa burka, vetëm me shami”, tha ajo në emisionin “Betimi për Drejtësi” në KTV.