Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Ylli i SHBA-së mendoi se festa ishte për të

LeBron James

Përderisa ndeshja çerekfinale e turneut olimpik të basketbollit ndërmjet SHBA-së dhe Brazilit po shkonte drejt fundit, një brohoritje e madhe shpërtheu në “Bercy Arena” të martën mbrëma. 

Ylli i basketbollit amerikan, LeBron James, ishte duke u ulur në bankën rezervë dhe mendoi se thirrjet janë për të. 

Por, në fakt, ishin për dikë tjetër. 

Heroi i Francës në not, Leon Marchand, kishte gëzuar tifozët francezë pas arritjes së medaljes së katërt të artë. 

Ai ishte shfaqur në palestër ku po luanin amerikanët. 

Edhe Brenda pak sekondash, Balogun u bë i dashur për miliona njerëz Botërori 2026 Brenda pak sekondash, Balogun u bë i dashur për miliona njerëz

Amerikani James i ka keqkuptuar thirrjet “Leon” me “LeBron”, shkruan “Blick” të mërkurën. 

SHBA-ja në gjysmëfinale të Olimpiadës “Parisi 2024” do të luajë kundër Serbisë të enjten në orën 21:00.
Kundër Brazilit, SHBA-ja fitoi 122:87.