Me shumë vështirësi, Peja e ka mposhtur Borën në ndeshjen e xhiros së tretë të Superligës së Kosovës në basketboll, të zhvilluar të martën mbrëma në Prishtinë. Ndeshja përfundoi me rezultatin 98:93 për ekipin pejan.
Peja ishte në epërsi gati deri në fund. Por lojtarët e Borës nuk u dorëzuan dhe ia dolën të barazojnë në 87:87, 2:28 minuta para fundit. Peja shënoi për 89:87, kurse më pas trajneri i Borës, Arben Krasniqi, mori gabim teknik pas reagimit për një faul që pretendoi se iu dha padrejtë skuadrës pejane.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo1:29 minuta para fundit, Peja u shkëput 92:87. Por Ardarryl Clay Jr shënoi për tri pikë dhe ngushtoi rezultatin në 92:90. Peja humbi aksionin vijues, e në anën tjetër dy gjuajtje të lira i humbi Alex Aveion Lomax i skuadrës prishtinase. Sërish skuadra vendase mori gabim teknik dhe 50 sekonda para fundit Peja kaloi në epërsi 93:90.
21 sekonda para fundit, rezultati u ngushtua në 93:92, me ngulitjen e Jalen Graham.
Peja më pas realizoi një gjuajtje të lirë me Shahada Wells. Bora i kishte 14 sekonda për aksionin e fundit, por nuk e ndërtoi mirë atë. E humbi topin në pasim dhe kështu sfida u mbyll.
Në fund u shkëmbyen gjuajtje të lira dhe Peja fitoi me pesë pikë dallim.
Darnell Cowart udhëhoqi Pejën me 25 pikë e tetë kërcime. Musab Mala, Jasques Yow e Shahada Wells i kishin nga 15 pikë.
Te Bora më i miri ishte Alex Aveion Lomax me 10 pikë, gjashtë kërcime e gjashtë asistime.
Ardarryl Clay Jr i kishte 20 pikë.
Bora e pësoi humbjen e tretë, por është çështje koha para se ta fitojë ndeshjen e parë në Superligë. Peja e shënoi fitoren e parë. Në xhiron e parë pësoi nga Vëllaznimi, ndërsa ndeshjen e xhiros së dytë nuk e ka zhvilluar ende.