GO+ Peja nuk e ka më të ndaluar transferimin e lojtarëve të rinj.
Të mërkurën emri i Pejës është hequr nga lista e klubeve që e kanë të ndaluar regjistrimin e lojtarëve të rinj për shkak të rasteve të humbura në BAT të FIBA-s. “Basketball Arbitral Tribunal” është organ i FIBA-s që merret me rastet kur lojtarët e klubet kanë mosmarrëveshje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPrej 29 janarit e deri të mërkurën Peja ka figuruar në mesin e klubeve që kanë humbur raste në BAT. Dhe për këtë arsye klubi pejan e kishte të pamundur të zyrtarizonte transferime të reja. Të fundit e kishte zyrtarizuar pikërisht më 29 janar.
KOHA ka mësuar se Peja kishte humbur rast me basketbollistin ukrainas, Denis Lukashov dhe agjentin e tij.
Fundori ukrainas kishte luajtur për klubin e verdhë në edicionin e kaluar. Por klubi nuk kishte kryer gjitha obligimet ndaj tij dhe Lukashovi e dërgoi çështjen në BAT. Ky organ vendosi në favor të lojtarit dhe për këtë arsye Peja për gati një muaj e kishte të pamundur të transferojë lojtarë.
Tashmë është arritur marrëveshja me Lukashovin dhe agjentin e tij dhe rrjedhimisht emri i Pejës është larguar nga lista e klubeve të sanksionuara. Pas largimit të shumë amerikanëve, Peja së shpejti pritet të fillojë me prezantimin e lojtarëve të rinj.
Edhe në të kaluarën klubet kosovare kanë pasur punë me BAT-in. Dhe janë detyruar të bëjnë marrëveshje me lojtarë, trajnerë e agjentë për t’iu mundësuar regjistrimi i lojtarëve të rinj.
Në Superligë ardhjet dhe largimet e lojtarëve të huaj, kryesisht amerikanë, janë të vazhdueshme. Dhe klubet me pretendime e kanë të pamundur të funksionojnë me ndalesë të BAT-it.
Të martën edhe drejtues të Sigal Prishtinës njoftuan që ndaj këtij klubi janë hapur dy raste në BAT. Njëri ka të bëjë me borxhin ndaj agjencisë që solli ish-trajnerin grek të Prishtinës, Michalis Kakiouzis.
Por Prishtina nuk figuron ende në mesin e klubeve që kanë ndalesë për regjistrim të basketbollistëve të tjerë.