Mercedesi ka zgjeruar linjën e A-Class me dy motorë të tjerë me naftë për t'u zgjedhur nga blerësit.
A 200 d sport e A 220 d AMG i janë shtuar prej sot Mercedesit A-Class të ri, transmeton koha.net.
Që të dy këto modele kanë motorin e njëjtë 2.0 litërsh, por me kuajfuqi të ndryshme.
A 200 d prodhon 148 kuajfuqi e që bëjnë që A-Class me këtë motor shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë ta arrijë për 8.1 sekonda e atë maksimale 220 kilometra në orë.
Ndërsa modeli më i fuqishëm, A220 d prodhon 187 kuajfuqi. Kjo bën që kjo veturë shpejtësinë nga 0 në 100 km/h ta arrijë 1.1 sekonda më shpejt se modeli paraprak e atë maksimale prej 234km/h.
Që të dy këta modele kanë rrotat e para aktive e tetë marshe automatike.
Edhe
Brabus prezanton modelin e ri Mercedes A-Class
A 200 d ofrohet në dy versione, Sport dhe AMG. A 200 d standard kushton 33 mijë euro, ndërsa ai AMG 1,300 euro më shumë.
A 220 d ofrohet vetëm si version AMG, ndërsa çmimin fillestar e ka 36 mijë euro.
{gallery}