Fiat Panda me dizajn krejtësisht të ri, pritet të arrij në treg në 2022-ën, duke iu bashkuar Fiat 500 krejtësisht elektrik.
Pas vitesh të tëra investimesh nga marka italiane, sipas shefit të Fiat-it, Olivier François, “fokusi i pamëshirshëm në kosto do të jetë në zemër të krijimit të modelit të ri, ashtu siç ishte kur është zbuluar Panda, në 1980-ën”, transmeton KOHA.
Kjo do të thotë se elementet kyçe, si numri i ngjyrave do të jetë shumë i limituar por personalizimin e tij mund të bëhet ndërmjet mbështjellësve anësore, ashtu siç shihet në foto.
{gallery}
Duke folur për ueb faqen angleze automobilistike, autoexpress, shefi i Fiatit ka deklaruar se ata kanë tentuar që të mbajnë emrin dhe karakterin e Pandas: “Do të ketë të ardhme për Panda-n ashtu si ikonë”, ka thënë ai.
Edhe
Gjithçka që dihet për superveturën elektrike të Ferrarit
“Panda do të jetë versioni më ‘lakuriq’ me një çmim të pabesueshëm”.
“Kështu që po, unë e dëshiroj të ardhmen e Panda-s, sepse unë mendoj se kjo është ajo se çfarë e bënë Fiat-in kaq unik. Nuk ka Fiat si një tersi nëse nuk ka Panda e 500”, ka shtuar ai.