Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Zbulohet çmimi dhe specifikat e Audi e-tronit të përditësuar

Audi ka lansuar një përditësim teknik për SUV-in e saj elektrik e-tron, i cili i jep atij një sistem më të përditësuar të ftohjes, sistem të frenimit që rigjeneron energjinë dhe përshkimin e 25 kilometra shtesë me një mbushje të vetme të baterive.

Audia i përditësuar e-tron 55 quattro ka dal në shitje që tani me një çmim fillestar prej 84 mijë euro për modelin standard, ndërsa çmimi mund të shkoj deri në 97 mijë euro për modelin Premium, transmeton Koha.net.

Si pjesë të përditësimeve teknike, Audi ka rritur energjinë e rigjeneruar dhe ka shtuar madhësinë e baterive për motorët elektrik, si dhe fal sistemit të ri të ftohjes dhe sistemit të ri të frenimit, ky SUV rigjeneron deri në 220kW.

{gallery}