Audi ka lansuar një përditësim teknik për veturën e saj elektrike e-tron SUV, i cili bënë që ajo të ketë një sistem të përmirësuar të ftohjes, sistem të frenimit më efikas e 24 kilometra shtesë me një mbushje të vetme të baterive.
E-troni i përditësuar 55 quattro tashmë ka dal në shitje në Evropë me një çmim fillestar prej 80.900 euro, transmeton Koha.net.
Edhe modeli më i lirë, standard i E-Tronit ka dal në shitje në Evropë, për një çmim prej 69 mijë euro, si dhe modeli sportiv Sportback prej 71 mijë eurosh.
{gallery}
Modeli i përditësuar i E-Tronit tani ka bateri, me të cilat kjo veturë mund të përshkoj 434 kilometra rrugë, me një mbushje të vetme të tyre.
Edhe
Zbulohet çmimi dhe specifikat e Audi e-tronit të përditësuar
Modeli 50 quattro, qëndron më poshtë se ai 44 quattro në linjën e Audisë, me performanca më të dobëta, bateri më të vogla të cilat kërkojnë më shumë kohë për tu mbushur.
E-tron 50 quattro shpejtësinë nga 0 në 100km/orë e arrin për 6.8 sekonda ndërsa atë maksimale 189km/orë.