Kompania që merret me modifikimin e veturave, Walk International, deri tani ka modifikuar një numër të modeleve të Mercedesit dhe njëra nga kreacionet e saj të reja është edhe paketa e re e dedikuar për Mercedes-AMG GT S.
Fjala është për paketën e quajtur “Black Bison”, e cila ndër të tjera përfshinë mbrojtësin e ri të përparmë me spoiler, set të ri të pragjeve, mbrojtësin e ri të pasmë me difuzer, si dhe spoiler mbi derën e bagazhit, transmeton Koha.net.
Lexoni edhe:
Gjithashtu, Wald International ofron edhe eksterier me ngjyrë të gjelbër mat, detaje me ngjyrë të zezë, set të ri të rrotave nga alumini me diametër prej 21 ose 22-inç, sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave, si dhe amortizatorët e modifikuar.
Tani për tani, nuk ka informacione në lidhje me modifikimin e interierit, si dhe me përforcimin e motorit të këtij modeli 4.0-litër Twin-Turbo V8 i cili fabrikisht ka 522 kuajfuqi, gjë që është e mjaftueshme që shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë ta arrijë për 3,8 sekonda dhe atë maksimale deri në 310 km/h.
{gallery}