Gjatë 2015-s, “W Motors” arriti të njihej në botën mbarë, kur adhuruesit e filmave e shikuan Vin Dieselin teksa ngiste një automobil të kuq sportiv nëpër një rrokaqiell në pjesën e shtatë të sagës “The Fast”.
Automobili në fjalë, “Lykan Hypersport”, me vlerë prej 3.4 milionë dollarësh dhe pajisur me diamante, cilësohej si “hiperautomobili i parë arab” – edhe pse kompania me bazë në Dubai e kishte ndërtuar atë jashtë vendit.
Në kuadër të zhvillimit më të fundit, “W Motors” ka synuar që ta lansojë një industri të plotë në këtë pjesë të botës.
Tullat e para të “Kampusit W Motors” u vendosën gjatë janarit brenda zonës tregtare në periferi të qytetit të Dubait, “Dubai Silicon Oasis”. Hapësira do të ketë fabrikën e parë në rajon për hiperautomobila (që ndryshe janë superautomobila të nivelit të lartë). Do të ketë edhe një laborator për hulumtime dhe zhvillime, si dhe një akademi për zhvillimin e talenteve në automobilizëm.
Kampusi në vlerë prej 100 milionë dollarësh do të ketë hapësirën prej rreth 12 mijë metrave katrorë dhe do të nisë së funksionuari në tremujorin e fundit të vitit 2020... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)