Kompania amerikane Vorsteiner është e njohur për modifikimin e modeleve të Audit, BMW-së, Lexusit, Porsches dhe Lamborghinit, ndërsa tani ka vendosur t’i kushtojë kohë edhe modelit elektrik të Teslës, Model 3.
Paketa e Vorsteinerit për pamjen atraktive të këtij Model 3 përfshinë aerodinamikën nga fibra të karbonit (mbrojtësi i përparmë shtesë, mbrojtësi i pasmë shtesë dhe mbrojtësi i pasmë shtesë mbi bagazh), si dhe set të ri të rrotave “Flow Forged”, transmeton Koha.net.
{gallery}
Sa i përket çmimit, Vorsteiner ende nuk e ka zbuluar çmimin e kësaj pakete për Tesla Model 3.
Artikuj të ngjashëm