Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

”Volvo” rifillon prodhimin në Suedi dhe Belgjikë

Stokholm, 17 prill – Prodhuesi kinez i makinave, ”Volvo”, do të rifillojë të hënën prodhimin në fabrikën e tij kryesore suedeze, pas mbylljes si pasojë e shpërthimit të koronavirusit.

Kompania njoftoi se vëllimet e prodhimit në uzinën “Torslanda” në Gothenburg duhej të rregulloheshin për të përmbushur kërkesën në treg si dhe porositë ekzistuese.

“Kemi përgjegjësi ndaj punonjësve dhe furnizuesve tanë për të rifilluar veprimet tani kur situata e lejon”, deklaroi shefi ekzekutiv, Hakan Samuelsson.

“Gjëja më e mirë që mund të bëjmë për të ndihmuar shoqërinë është të gjejmë mënyra për të rifilluar hapjen e kompanisë në mënyrë të sigurt, duke mbrojtur shëndetin e njerëzve dhe punët e tyre”, shtoi ai.

Kompania njoftoi se të gjitha ndërtesat janë pastruar. Në hyrjet kryesore do të ofrohen kontrolle vullnetare të temperaturës.

Edhe Volkswageni paralajmëron shkurtimin e mijëra vendeve të punës deri në fund të vitit Auto 1 muaj më parë Volkswageni paralajmëron shkurtimin e mijëra vendeve të punës deri në fund të vitit

”Sallat e mbledhjeve, hapësira e zyrave dhe restorantet janë sistemuar për të lejuar distancimin shoqëror”, shtoi kompania.

Kompania gjithashtu planifikoi rihapjen e fabrikës në Ghent, por me prodhim të reduktuar/ ATSH-DPA.