Zyrtarë të kompanisë Honda kanë thënë se fabrika e saj në Britani do të rifillojë prodhimin pas problemeve të importimit të pjesëve që kishin prodhimin.
Kompania japoneze ka thënë se operacionet e plotë ta prodhimit do të fillojnë në të gjitha zonat derisa mbingarkesat në portet Britanisë së Madhe dhe vonesat në mbërritjen e anijeve, prishën programet e prodhimit në kohë të duhur.
Një numër i ndërmarrjeve kanë raportuar për bllokimin në porte derisa edhe Ikea, u kishte kërkuar falje klientëve për mungesa për shkak të bllokimit në porte, raporton bbc.
Çështja e vonesave në porte është duke u zhvilluar në javët e fundit, ku problemet fillimisht u shfaqën në Felixstowe, më pas në Southampton dhe London Gateway.
Numri i porosive të papërfunduara është rritur ndërsa kompanitë kanë kërkuar që porositë të përfundohen para fundit të procesit të Brexitit, më 31 dhjetor.
Duke parë bllokimet e përkohshme, Honda, e cila bën modelin Civic në Swindon, ka deklaruar se po merret me rregullime të tjera për të siguruar pjesë, përmes transportit ajror.