Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Honda do ta ulë prodhimin deri në 40% në fabrikat në Japoni

Honda ka thënë të enjten se do të reduktojë prodhimin e veturave deri në 40% në dy fabrika japoneze për pjesën tjetër të muajit për shkak të zinxhirit të furnizimit dhe problemeve logjistike, shkruan Reuters.

Reduktimi mund të shihet si një paralajmërim se prodhuesit e automjeteve mund të mos jenë në gjendje të rrisin vëllimet e prodhimit në gjysmën e dytë të vitit deri në fund të marsit për të kompensuar dëmin nga mungesa e vazhdueshme e çipave dhe ndërprerjet e zinxhirit të furnizimit në gjysmën e parë të vitit.

Fabrika e montimit të Hondas në prefekturën Saitama, në veri të Tokios, do të ulë prodhimin me rreth 40% këtë muaj, ndërsa dy linja në fabrikën e saj Suzuka në Japoninë perëndimore do të ulin prodhimin me rreth 20% në shtator.

Honda fajësoi COVID-19 për vonesat në marrjen e pjesëve dhe logjistikës.

Reduktimi i prodhimit do të ndikojë në një sërë automjetesh, duke përfshirë automjetin sportiv Vezel, minivan Stepwgn dhe veturën kompakte Civic.