Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Volkswageni pret rritje të konsiderueshme në Kinë

Foto: Reuters

Prodhuesi gjerman i veturav, Volkswagen pret rritje të konsiderueshme në Kinë këtë vit, deklaroi shefi i operacioneve të kompanisë në kë vend, Stephan Woellenstein.

Woellenstein gjithashtu pret që pjesa e tregut të VW-së të rritet.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Është ndoshta një pritje e mirë që VW të rritet më shpejt se tregu i përgjithshëm”, tha Woellenstein në Pekin.

Sot një në pesë vetura të reja të shitura në Kinë vjen nga Grupi Volkswagen.

Falë masave të rrepta, Kina ka mbajtur në masë të madhe koronavirusin e ri nën kontroll që nga vera dhe tani po përjeton vetëm shpërthime të kufizuara lokale.

Jeta dhe aktiviteti ekonomik në shtetin aziatik janë kthyer në normalitet.

Tregu i veturave gjithashtu përjetoi një rimëkëmbje të ndjeshme në fund të vitit të kaluar. \ Ata