Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Volkswageni këmbëngul se tani motori TDI është vërtetë i pastër

Foto: YouTube / Screenshot

Me ardhjen e gjeneratës së re të Golfit, motori legjendar TDI i Volkswagenit nuk ka shkuar në histori. Tani, ky motor paraqitet si njëri nga motorët ekologjikë të Golf 8-shit.

Motori i ri i Volkswagenit, EA288 TDI, është pjesë e gjeneratës së re të Golfit, transmeton Koha.net. Arsyeja pse tashmë e plotëson standardin Euro 6d, nuk është në inovacionin e performancës së këtij motori por në procesin e trajtimit të shkarkimit të gazrave.

Filtrimi i shkarkimit të gazrave tani zhvillohet përmes tre sistemeve. Këtë teknologji të re Volkswageni e quan “Twin-Dosing”, ku emetimi i grimcave NOx tani është 80 për qind më i ulët, sipas këtij prodhuesi prestigjioz gjerman.

Me këtë teknologji të re, e cila redukton emetimet, Volkswageni këmbëngul se tani motori TDI është vërtetë më i pastër.