Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Volkswageni ia cakton çmimin Porsches

Gjigandi gjerman i prodhimit të makinave Volkswagen (VW), ka bërë të ditur se do ta vlerësojë Porschen me një çmim prej 75 miliardë eurove, kur marka luksoze të dalë në bursë, raportoi BBC-ja të hënën.

Tregtimi i aksioneve do të fillojë më 29 shtator në Frankfurt, derisa thuhet se shitja e aksioneve është vendosur të jetë oferta e dytë, më e madhe fillestare e Gjermanisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

VW-ja deklaroi për investitorët se do t’i preferojë aksionet për Porschen, nga 75.50 deri në 82.50 euro për aksion, gjë që do t’i jepte prodhuesit të makinave sportive një vlerësim të tregut të aksioneve nga 70 deri në 75 miliardë euro.

Shifrat e shpallur të dielën thuhet se nuk e arritën objektivin e mëparshëm të vlerësimit – deri në 85 miliardë euro, pasi investitorët thanë se ka shqetësime për rritjen e normave të interesit dhe një recesioni të mundshëm global.