Porsche u bë prodhuesi më i vlefshëm i automjeteve në Evropë, duke tejkaluar Grupin Volkswagen ndërsa çmimi i aksioneve të prodhuesit të veturave sportive u rrit.
Megjithëse aksionet e Porsche kishin rënë nën çmimin e saj të hënën në 81 euro, në përputhje me një rënie më të gjerë në tregje, ato u rritën në 93 euro të enjten, duke i dhënë markës së veturave sportive një vlerësim tregu prej 85 miliardë eurosh, raportoi autonews.
Volkswagen vlerësohet në 77.7 miliardë euro, ndërsa Mercedes-Benz i treti ndër prodhuesit evropianë të veturave me një vlerësim prej 57.2 miliardë euro, i ndjekur nga BMË me 47.5 miliardë euro dhe Stellantis me 39.7 miliardë euro.
Porsche është kompania e pestë më me vlerë e listuar në Gjermani, pas Linde, SAP, Deutsche Telekom dhe Siemens.