Porsche-ja ka njoftuar se do të shesë aksionet e saj në prodhuesit e veturave sportive Bugatti dhe Rimac, në kuadër të një marrëveshjeje me një konsorcium të udhëhequr nga fondi amerikan HOF Capital, raportoi të dielën Reuters.
Sipas njoftimit të kompanive, Porscheja do të shesë pjesëmarrjen prej 45% në ndërmarrjen e përbashkët Bugatti Rimac, e krijuar në vitin 2021.
Kjo ndërmarrje zotëron markën franceze Bugatti dhe një pjesë prej 20.6% në kompaninë kroate Rimac.
Konsorciumi blerës udhëhiqet nga HOF Capital dhe është i lidhur me familjen e miliarderit egjiptian Naguib Sawiris.
Ky vendim vjen në një kohë kur drejtori i ri ekzekutiv i Porsches po përqendrohet në ringjalljen e markës kryesore të kompanisë, e cila po përballet me vështirësi.