Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Volkswagen synon të rrisë deri në një milion prodhimin e automjeteve

Gjiganti gjerman i veturave, Volkswagen, planifikon të rrisë prodhimin në fabrikën e tij kryesore të prodhimit në Wolfsburg, në veri të vendit, në një milion automjete.

“Rritja e prodhimit do të përfshijë futjen e gjeneratës së fundit, Golf 8, brendin më popullor”, shprehet Andreas Tostmann, kreu i prodhimit dhe logjistikës në Volkswagen.

“Prodhimi i Golfit në qytetin lindor gjerman të Zwickau dhe Puebla në Meksikë do të zhvendoset në Wolfsburg”, tha ai, shkruan atsh.

Deri në vitin 2020, Tostmann tha se parashikonte një rritje të prodhimit në të gjitha fabrikat gjermane me 25 për qind.