Kompania prestigjioze gjermane, Volkswagen, njofton se fabrika e saj në Wolfsburg, Gjermani, ka prodhuar veturën e 45 miliontë me etikën “VW”.
Vetura e 45 miliontë është Golfi, por duhet theksuar se në këtë fabrikë prodhohet edhe modeli Golf Sportsvan, Touran dhe Tiguan, transmeton Koha.net.
Nga 45 milionë vetura, në këtë fabrikë janë prodhuar 19 milionë Golf-a (të gjitha gjeneratat së bashku), në vendin e dytë është modeli Beetle me 12 milionë, në të tretën Polo me 3 milionë, në të katërtën Tiguan me 2.6 milionë, si dhe në vendin e pestë është VW 1500/1600 me 2.5 milionë njësi.
Artikuj të ngjashëm