Si pjesë e një marrëveshjeje prej 15 miliardë dollarëve mbi mashtrimin e saj me emetimin e dyoksid të karbonit, kompania prestigjioze gjermane Volkswagen është duke investuar në transportin elektrik dhe pjesë e këtij investimi janë 300 milionë dollarë për ndërtimin e rrjetit EV në SHBA.
Planet për ndërtimin e rrjetit më të gjerë elektrik janë zbuluar nga divizionet e kompanisë në SHBA, transmeton Koha.net. Me këtë rrjet do të mbulohen 11 “zonat kryesore metropolitane” dhe autostradat e me trafik të stërmbushur në 39 shtetet.
240 stacionet në autostrada do të përfshijnë karikuesit me kapacitet prej 150 dhe 320 kW, duke u mundësuar karikim më të shpejtë se sa është mesatarja. Me këto karikues, veturat elektrike do të mundë të karikohen brenda 15 – 20 minutave.
-
Volkswageni investon në bateri për të ulur kostot e automjeteve elektrike
-
Mercedesi do të investojë miliarda euro për 10 mijë pika karikimi për veturat elektrike
-
Ford bashkohet me Volkswagen dhe Amazon, mundësi të pafundme karikimi
-
Volkswagen me 2,000 karikues në SHBA deri më 2019-ën
-
VW-ja favorizon SHBA-në në vend të Evropës për ndërtimin e fabrikave të baterive