Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Volkswagen me 2,000 karikues në SHBA deri më 2019-ën

Volkswagen do të instalojë rreth 2,000 karikues të veturave elektrike në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës deri në 2019-ën përmes degës së saj “Electrify America”.

“Elektrifikimi i Amerikës” doli pas skandalit “Dieselgate” si pjesë e marrëveshjes së Volkswagen me qeverinë amerikane, e cila i kushtoi gjigandit gjerman rreth 30 miliardë euro për kompensimin e konsumatorëve të veturave të dyshuara për shkak të emetimit të garzave të dëmshme, transmeton ksp.

Deri në qershorin e ardhshëm, Volkswagen do të instalojë ngarkues në më shumë se 500 stacione në të gjithë SHBA, duke përfshirë 100 markete Walmart në 34 shtete, njoftoi kompania gjermane.

Ky projekt do t’i kushtojë Volkswagenit 370 milionë euro dhe ajo përfshin pjesën prej 2 miliardë dollarëve aq sa kompania do të investojë në gjithë infrastrukturën e veturave elektrike në SHBA, duke përfshirë edhe trajnimin në këtë teknologji.