Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Volkswageni përdor skandalin “Dieselgate” për të promovuar modelet e reja

Foto: YouTube / Screenshot

Kompania prestigjioze gjermane e automjeteve, Volkswagen, qëndron prapa një prej skandaleve më të mëdha në historinë e auto-industrisë dhe tani ajo ka vendosur që ta përdorë këtë skandal për të paralajmëruar epokën e re dhe modelet e reja.

Volkswagen nuk është vetëm prodhuesi i automjeteve më i madh në botë, por i vetmi që është gati ta përdorë skandalin e tij më të madh për të paralajmëruar ardhjen e kohërave të mira.

Në fakt, fjala është për “Dieselgate” me të cilën Volkswageni po promovon modelet dhe politikat e reja, transmeton Koha.net. Me këtë rast, ajo vë në qendër të vëmendjes modelet elektrike, më saktësisht familjen ID. Tani, në radhë është ID. Buzz, videon promovuese të të cilit mund ta shikoni më poshtë.

Menjëherë në fillim të videos, Volkswageni vëmendjen e vë në skandalin e saj, errësirën në të cilën shihet një burrë i cili dëgjon lajmet e fundit për “Dieselgate”.

Dhe pastaj me tingujt e parë të këngës “The Sounds of Silenve”, të Simonit dhe Garfunkelit, i njëjti burrë fillon të skicojë dhe të krijojë atë që do të jetë interpretimi i ri modern i Transporterit, ID. Buzz. Dhe në fund, Volkswageni dërgon mesazh për dritën dhe errësirën por edhe epokën e re të automjeteve elektrike që është para nesh.

Artikuj të ngjashëm