Auto

Volkswagen Passat dështon në testin e manovrimit

Foto: km77

Uebsajti km77.com nga Spanja ka vite që kryen të ashtuquajturin “testim i drerit verior” në modele të reja nga tregu evropian.

Ideja për këtë test erdhi nga revista suedeze “Teknikens Värld” (“Bota e Teknologjisë”), e cila prezantoi të njëjtin test më shumë se dy dekada më parë.

Është një test specifik sigurie që teston manovrimin e automjeteve në kushte ekstreme.

Ai përbëhet nga një manovër e ndryshimit të papritur të drejtimit, me shpejtësi të caktuara, e cila simulon shmangien e ndonjë pengese të papritur ngjashëm me rrugët suedeze.

Në provën më të fundit, spanjollët vozitën një Volkswagen Passat në version karavan i klasës së mesme, por që është shumë i popullarizuar në Gjermani. Megjithatë, doli që ky model nuk performoi në mënyrë të kënaqshme.

Me një shpejtësi standarde të testit prej 77 kilometra në orë, pjesa e pasme e automjetit rrëshqiti në mënyrë të rrezikshme dhe goditi konet, transmeton kosovapress.

Testi u përsërit disa herë, me shpejtësi më të ngadaltë, për të kaluar shtegun në 73 km/orë pa rrëzimin e koneve.

Përndryshe, në test ishte versioni i ridizajnuar i Passatit me motor benzinë 2.0-litra TSI me kapacitet prej 190 kuajfuqi. Po ashtu, ky Passat është i pajisur me paketën “R-Line” dhe goma 235/40 R19.

Shikoni videon e testimit.