Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Passati B4 “s’vdes” kurrë, ndizet edhe pas tetë vjetëve

Për disa mund të jetë thjesht bërllok, dhe për të tjerë mund të jetë një veturë që mund të shërbejë akoma. Bëhet fjalë për Volkswagen Passat të vitit 1996.

Llogaria në Youtube, Flexiny, e ndezi një Passat i cili që nga viti 2015 po qëndronte në një livadh.

Mbuluar nga papastërtia, vetura dikur shumë popullore tani duket e “varfër”. Vështira mund ta mendonte dikush se mund ta ndezte sërish, por dikush e provoi sfidën.

Nga video shihet se si autori e ndez Passatin, që është model B4.

Ajo ka një motor 1.8 litërsh benzinë me 90 kuaj/fuqi. Madje, ka marsh automatik.

Edhe Prezantohet Volkswagen Passati i vitit 2024 Auto Prezantohet Volkswagen Passati i vitit 2024

VIDEO: