Modeli i ri Volkswagen Aero B është spiunuar gjatë testimeve, duke dhënë pamjen më të përafërt deri tash për rivalin e Tesla Model 3.
Vetura e re, krejtësisht elektrike, do të ruajë detajet e dizajnit të linjës ID. Në dizajn vërehet aerodinamika më e ulët, por mbulohen detajet e grilës dhe dritave, shkruan AutoExpress.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAero B pritet të rivalizojë Tesla Model 3 dhe Hyundai Ioniq 6 kur të lansohet më 2023.
Koncepti fillimisht pati emrin ID.Vizzion. Ai qe prezantuar më 2018 në panairin e veturave në Gjenevë.
Kompania pati premtuar atë kohë se vetura mund të ecë deri 600 kilometra distancë me një mbushje të vetme.
Sa i përket performancës, përshpejtimi deri 100 kilometra për orë mund të arrihet për 5.5 sekonda.
{gallery}