Vjedhjet e veturave janë rritur për 30 për qind në tre vitet e fundit, për shkak se hajnat janë duke përdorur pajisje të teknologjisë së lartë për të thyer sistemet moderne të sigurisë, zbulohet në raportimet e fundit.
“Mbi 85 mijë vetura janë vjedhur në Angli e Wales gjatë vitit të kaluar nga 66 mijë sa ishin vjedhur në vitin 2013” sipas statistikave zyrtare në Britaninë e madhe transmeton ueb faqja automobilistike autoexpress.
Rritja prej 30% pjesërisht i atribuohet vjedhësve të cilët janë duke përdorur pajisje të teknologjisë së lartë për të vjedhur vetura, transmeton koha.net.
Më së shumti vetura në Britaninë e Madhe janë vjedhur në Londër, sipas statistikave.
Artikuj të ngjashëm