Veturat elektrike janë duke u bërë gjithnjë e më të kërkuara në të gjithë botën.
Me skandale të mëdha të cilat janë duke u bërë për veturat me naftë e benzinë, e me ndalimin e tyre të mundshëm në shumë qytete të mëdha të botës, veturat elektrike janë duke u dukur si veturat e së ardhmes.
Siç shihet, motorët hibridë (kombinim i motorëve, njëri me benzinë e tjetri elektrik), gjatë dy dekadave të ardhshme do të jenë standarde por veturat komplet elektrike, që zakonisht u referohemi si ‘EV’, është e vështirë të parashihet se si do të mund të mbizotërojnë ato tregun automobilistik.
Duke filluar nga modelet e pakta të tyre, performancat e dobëta e jo aq praktike, këto vetura fillimisht nuk kanë qenë të mirëpritura.
Por sot, veturat më të mira elektrike përshkojnë mbi 480 kilometra rrugë me një mbushje të vetme të baterive e madje rivalizojnë super veturat për arritjen e shpejtësisë nga 0 në 100 kilometra në orë, si dhe ofrohen me shtatë ulëse.
Edhe
Dhjetë veturat elektrike më të shpejta
Kohërat si duket po ndryshojnë, madje shumë shpejt në tregjet botërore të automobilave.
Këto janë 10 veturat elektrike më të mira në botë për tu blerë, 2018, sipas ueb faqes automobilistike autoexpress, transmeton koha.net.
1. Nissan Leaf

2. Volkswagen e-Golf

3. BMW i3

4. Renault ZOE

5. Tesla Model S
Edhe
Këto janë 10 veturat elektrike më të shitura në Evropë

6. Hyundai Ioniq

7. Tesla Model X

8. Volkswagen e-up!

9. Smart ForTwo ED
Edhe
Shitjet e veturave elektrike arrijnë në 20 milionë në vitin 2025

10. Nissan e-NV200 Combi
