Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Veturat më të fuqishme për 2018

Top Gear i BBC zgjodhi makinat më të shpejta dhe më të forta për vitin që po lëmë pas.

Numri 1 i listës është Rimac C_Two, i cili ka katër elektromotorë që zhvillojnë 1,887 kuaj fuqi.

C_Two përshpejton nga 0 deri 100 km në orë për 1.97 sekonda, ndërsa 160 km / h arrin për 4,3 sekonda.

Rimac pretendon se makina e tij e dytë arrin nga 0-300 km / h për 11.8 sekonda.

Në vendin e dytë është Bugatti Diva me 1479 kuaj fuqi, pasuar nga Zenvo TSR-S me 1.177 kuaj fuqi dhe McLaren Speedtail me 1,036 kuaj fuqi, transmeton KosovaPress.

Edhe Lansohet një prej veturave më të shpejta Auto Lansohet një prej veturave më të shpejta

Ferrari Monza zë vendin e pestë me 789 kuaj fuqi, pasojnë Lamborghini Aventador SVJ me 759 kuaj fuqi, Chervolet Corvette ZR1 me 755 kuaj fuqi, Aston Martin DBS Superleggera me 725 kuaj fuqi, Nissan GT-R 50 Italdesign me 712 dhe Porsche 919.

Në listë janë edhe Ferrari 488 Runway, BMW M5 Competition, Dodge Challenger Hellcar Redeye, Mercedes-AMG GT 4DR dhe McLaren 600LT.