Si pjesë e marrëveshjes pas shpërthimit të skandalit me emetimin e gazrave të dëmshme, Volkswagen ka kthyer mbrapshtë rreth 350 mijë vetura dizel në SHBA.
Prodhuesi i veturave deri më tani ka shpenzuar më shumë se 7.4 miliardë dollarë në automjete, sipas padive gjyqësore të shikuara nga Reuters.
Volkswagen ka 37 depo në gjithë SHBA-të dhe ato nuk janë vetëm parkingje. Vendet përfshijnë një ish-stadium futbolli në periferi të Detroitit, një fabrikë të vjetër letre në Minesota dhe një copë toke të madhe në një shkretëtirë të Kalifornisë, transmeton ksp.
Njerëzit që zotërojnë ose marrin me qira një prej automjeteve të prekur mund të zgjedhin të shesin veturat e tyre përsëri në Volkswagen, të përfundojnë me qira ose ta bëjnë makinën e tyre të modifikuar për të përmirësuar emetimet. Pronarët dhe qiramarrësit kanë kohë deri më 1 shtator për të paraqitur një kërkesë.
{gallery}
-
Volkswageni paralajmëron shkurtimin e mijëra vendeve të punës deri në fund të vitit
-
Toyota tërheq mbi 43 mijë automjete nga tregu, shkak rreziku nga dështimi i motorit
-
Volkswageni planifikon ulje drastike të prodhimit
-
Pse Golfi pati emër ndryshe në Amerikë?
-
VW në bisedime me Izraelin për prodhimin e komponentëve të mbrojtjes ajrore, raporton FT