Do të vendosim një taksë prej 25% për çdo makinë që vjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga Bashkimi Europian, deklaroi presidenti amerikan, Donald Trump gjatë një takimi në West Virginia, sipas CNBC online.
”Për çdo makinë që vjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga Bashkimi Europian do të vendosim një taksë prej 25%”, tha Trump.
Deklarata e Trump vjen pak orë pas një interviste të sekretarit amerikan të Tregtisë, Wilbur Ross, në ”Wall Street Journal” mbi tarifat e makinave, që janë duke u negociuar me Komisionin Europian, Kanadanë dhe Meksikën.
Në korrik, Trump dhe presidenti i KE-së, Jean-Claude Juncker kishin rënë dakord për ngrirjen e tarifave mbi makinat.
Artikuj të ngjashëm
-
Trumpi rrit tarifat për automjetet nga BE-ja
-
Trump: Do të vendos tarifa 25% ndaj BE-së, blloku ishte krijuar për ta dëmtuar SHBA-në
-
Trumpi paralajmëron 25% tarifa për veturat, produktet farmaceutike dhe çipat
-
Trumpi kërcënon me 20% tarifë ndaj veturave evropiane të importuara në SHBA
-
Trumpi kërcënon me tarifa 100% nëse Evropa zbaton taksën mbi shërbimet digjitale