Prodhuesi japonez i automjeteve Toyota do të investojë rreth 2.2 miliardë dollarë në Brazil, ka njoftuar të hënën zëvendëspresidenti i vendit në Amerikën e Jugut, Geraldo Alckmin, raportoi Reuters.
Alckmini ka thënë se investimet do të zbulohen në një ngjarje në fabrikën e Toyotas në Sorocaba Sao Paulos të martën.
Ai shtoi se investimet pritet të krijojnë rreth 2000 vende pune.
Toyota do të jetë prodhuesi më i fundit global i automjeteve që zbulon planet për investime shtesë në Brazil këtë vit, pas kompanive si Volkswagen, General Motors dhe Hyundai Motor.
Artikuj të ngjashëm
-
Toyota synon ta rrisë prodhimin në Kinë
-
Toyota synon t’i prodhojë rreth 10.3 milionë automjete në vitin 2024
-
Toyota planifikon shitjen e aksioneve të Densos
-
Volkswagen ka 60% më shumë punëtorë se Toyota, por prodhon më pak vetura – pse?
-
Honda planifikon investim 2.5 miliardë dollarësh në fabrikën e re në SHBA