Te prodhuesi i madh japonez i automjeteve, Toyota, nuk punon asnjë magjistar, parashikues i fatit apo mjeshtër i letrave “tarot” të cilët e shohin të ardhmen.
T’i lëmë shakat anash, askush në Toyota nuk mund të parashikonte se modeli Corona, i prezantuar në vitin 1957, para 63 vjetëve, do të kishte një simbolik tjetër, koronavirusin, shkruan revista kroate hak.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo
Emri i modelit Corona të Toyotës, në fakt, është i lidhur me një model tjetër të kësaj kompanie japoneze - Crown, transmeton Koha.net. Por krerët e departamentit të marketingët patën vendosur që fjalën “Crown” ta përkthejnë në latinisht dhe doli të jetë “Corona”.
Në vitin 1957, sedani i vogël Corona është prezantuar me motor 1.0-litër dhe me gjatësi prej 3.9 metra. Shumë pjesë të kësaj veture të vogël për qytet janë të huazuar nga modeli Crown dhe Master. Po ashtu, kjo Toyota Corona peshonte vetëm 1.000 kilogramë.

Prodhimi i Coronës ka zgjatur deri më 2002 dhe në total, Toyota ka prezantuar 10 gjenerata të këtij sedani. Versioni i fundit i Coronës ishte i gjatë 4.5 metra dhe kishte në gamë disa motorë benzinë dhe naftë, duke përfshirë 1.6, 1.8, 2.0 dhe 2.2-litër.