Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Toyota tërheq 50 mijë vetura nga frika se airbagët mund të vrasin

Toyota ka kërkuar nga 50 mijë pronarë të veturave të vjetra në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që t’i dërgojnë veturat e tyre për riparim pasi fryrësit e airbagëve të krijuara nga kjo kompani mund të eksplodojnë dhe të shkaktojnë vdekje.

Këshilla “mos vozisni” vlen modelet e prodhuara në periudhën 2003-2005.

Që nga viti 2009, më shumë se 30 vdekje janë lidhur me këta airbagë të krijuar nga një prej prodhuesve më të mëdhenj në botë.

Toyota ka thënë se nëse “hapen airbagët, një pjesë e brendshme rrezikon të shpërthejë dhe të hedhë pjesë metali, të cilat mund të shkaktojnë lëndime serioze deri në vdekje”.

Modelet e tërhequra janë Corolla 2003-2004, Corolla Matrix 2003-2004 dhe RAV4 2004-2005. Thirrja vlen për klientët në SHBA, shkruan BBC.

Shkaku i këtij problemi, airbagët e prodhuar nga Toyota kanë shkaktuar tërheqjen më të madhe të veturave në histori, duke përfshirë mbi 100 milionë njësi nga mbi 20 kompani të ndryshme.

Edhe Toyota tërheq mbi 43 mijë automjete nga tregu, shkak rreziku nga dështimi i motorit Auto Toyota tërheq mbi 43 mijë automjete nga tregu, shkak rreziku nga dështimi i motorit

S’është telashi i vetëm me të cilin Toyota po përballet muajve të fundit. Së fundmi ka vuajtur edhe nga parregullsitë në testimet e motorëve me naftë.

Më 2023, Toyota ka shitur 11.2 milionë vetura në gjithë botën duke vulosur pozitën e shitësit më të madh për vitin e katërt rresht. Volkswageni ishte i dyti me 9.2 milionë vetura të shitura.