Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Tjetër paralajmërim për Kia Seltos 2020

Kia ka publikuar një video tjetër paralajmëruese për modelin Seltos 2020.

Sikurse në paralajmërimin e parë, në videon e re kompania shfaq detaje të reja.

Në pamjet më të reja të ofruara nga kompania, dallohet qartë pjesa e pasme dhe vetëm një rrotë.

Kompania thotë se synon të bindë blerësit e rinj e që e duan teknologjinë.

Akoma s’dihen detajet e motorit dhe të dhënat tjera, por këto do të zbulohen pasi që Kia Seltos 2020 të debutojë këtë muaj.