Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Tesla tërheq 321 mijë automjete për shkak të problemit të dritave të pasme

Kompania amerikane e automjeteve elektrike, Tesla, po tërheq më shumë se 321.000 automjete në Shtetet e Bashkuara për shkak të problemeve në dritat e pasme, ka thënë kompania në një dosje të bërë publike të shtunën, shkroi Reuters.

Ky njoftim i prodhuesit amerikan të veturave elektrike ndodhi pas tërheqjes që e bëri kjo kompani të premten, të afro 30 mijë veturave Model X në SHBA.

Në dosjen e publikuar të shtunën në Administratën Kombëtare të Sigurisë së Trafikut në Autostrada (NHTSA), prodhuesi i automjeteve elektrike tha se tërheqja e lidhur me dritat e pasme mbulon disa automjete Model 3 2023 dhe Model Y 2020-2023.

Tesla me bazë në Teksas tha se do të vendosë një përditësim për të korrigjuar problemin e dritës së pasme.

Kompania tha se tërheqja pasoi ankesat e klientëve për të cilat u bë e ditur në fund të tetorit, kryesisht nga tregjet e huaja, duke pretenduar se dritat e pasme të automjeteve nuk ndriçonin mjaftueshëm.