Tesla është duke ia shtuar disa karakteristika veturave Model 3, të cilat po prodhohen në SHBA.
Sipas Drive Tesla Canada dhe Electrek, modelet e SHBA-së tani do të kenë një mbushës Wireless për telefon dhe porte USB-C. Që të dy shtesat tani do të jenë standard për veturat e ndërtuara nga 4 qershori e tutje, shkruan revista Mashable të hënën.
Tesla së pari vendosi mbushës Wireless dhe USB-C porte në veturat e saja Model Y në mars të 2020. Ky opsion u përfshi edhe në modelet e saja Model 3, por vetëm për veturat e prodhuara në Kinë.
Ata që tashmë posedojnë veturën Model 3 ende mund të vendosin mbushjen Wireless në hyrjet elektrike për 125 dollarë, transmeton KOHA.
Tesla ende nuk ka konfirmuar nëse mbushja Wireless dhe portet USB-C do të jenë shtesa standarde për makinat elektrike të prodhuara në SHBA, por si duket kjo karakteristikë e re është shpikur për të tërhequr më shumë blerës, ngase kjo kompani si shumë tjera u godit për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Vetëm para disa javësh, Tesla e zbriti çmimin e pothuajse të të gjitha modeleve të veturave për më shumë se 2.000 dollarë.