Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Tesla hap stacionet e saj për mbushje të baterive edhe për veturat tjera elektrike

Tesla ka vendosur të hapë stacionet e saj për mbushje të baterive edhe për veturat elektrike të markave tjera. Është hera e parë që Tesla bën një gjë të tillë, raporton BBC.

Kompania ka më tepër se 25 mijë lokacione të “supermbushësve”, që përbën rrjetin më të madh të mbushjes së baterive në botë.

Pilot-skema do të nisë me 10 lokacione në Holandë. Prodhuesi i veturave elektrike, që është në pronë të Elon Musk, synon që të zgjerojë këtë skemë në gjithë botën.

“Gjithmonë ka qenë synimi ynë të hapim rrjetin e supermbushësve për veturat elektrike që nuk janë të Teslas. Duke bërë këtë, inkurajojmë më tepër vozitës që të kthejnë sytë nga veturat elektrike”, ka thënë zëdhënësi i Teslas.