Intuitiviteti dhe investimi i zgjuar i Teslas në infrastrukturë tash po del në pah dhe po jep rezultate. 50 mijë stacionet e karikimit Supercharger tani po japin frytet e veta. Pas një sërë markash të tjera, grupi korean i veturave iu bashkua “klubit” të stacioneve të karikimit Tesla.
Në mbarë botën, Tesla ka një rrjet shumë të mirë-krijuar stacionesh karikimi. Pak javë më parë, kompania amerikane njoftoi se kishte instaluar karikuesin e 50 mijtë Supercharger. Duke parë avantazhin e një rrjeti të tillë, gjiganti korean Hyundai dhe markat e tij simotra do të kalojnë në pikat e karikimit të Teslas.
General Motors, Honda, Jaguar, Nissan dhe Volvo janë vetëm disa nga prodhuesit e automjeteve që tashmë kanë nënshkruar partneritet me Teslan në mënyrë që modelet e tyre me emetim zero të mund të karikohen në Superchargerin e famshëm. Tani Grupi Hyundai ka njoftuar gjithashtu se modelet elektrike Hyundai, Kia dhe Genesis do të pajisen me lidhës NACS që janë në përputhje me stacionet e karikimit Tesla dhe se do të jenë në gjendje të karikohen në to në të gjithë Amerikën e Veriut nga viti 2024.
Deri në fund të vitit të ardhshëm, grupi korean pretendon se të gjitha modelet e shitura në Amerikën e Veriut do të pajisen me lidhës NACS. Gjithashtu, nga viti 2025, të gjithë pronarët e tjerë që tashmë kanë model elektrik të një prej markave koreane të pajisur me lidhje CCS, do të mund të porosisin një përshtatës special, në mënyrë që edhe ata të përdorin karikues Tesla.
-
Hyundai e LGES me fabrikë baterish 4.3 miliardë dollarëshe në SHBA
-
Samsungu dhe Hyundai rrisin investimet vendase mes marrëveshjes së re tregtare me SHBA-në
-
Honda do të ulë prodhimin e automjeteve elektrike
-
Veturat elektrike mund të mbushen aq shpejt sa edhe ato me karburante
-
Nissan dhe Honda planifikojnë të bashkohen në një kompani