Kompania gjermane e cila merret me modifikimin e veturave, TechArt, paralajmëron se muajin e ardhshëm në panairin e veturave që do të mbahet në Essen, Gjermani, do të prezantojë programin e saj “Grand GT” për modifikimin e modelit Panamera Sport Turismo të Porsches, duke përfshirë edhe modelin Panamera Turbo S E-Hybrid Sport Turismo.
TechArt për programin “Grand GT” ka zgjedhur mbrojtësin e përparmë të ri me spoiler dhe vrima të mëdha për ajër, set të ri të pragjeve, mbrojtësit anësor të zgjeruar, si dhe mbrojtësin e pasmë me difuzer, transmeton Koha.net. Po ashtu, kjo kompani gjermane ka zgjedhur edhe sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave, amortizatorët e modifikuar, rrotat “Formula V” nga alumini prej 22-inç, si dhe eksterier të dekoruar me disa vija ngjyrë të gjelbër, të zezë dhe të bardhë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo{gallery}
Gjithashtu, programi “Grand GT” për këto dy modele të Porsches përfshinë edhe modifikimin e interierit, i cili përmban lëkurën Alcantara, disa detaje me ngjyrë të gjelbër, timonin ‘TechArt’, si dhe paketën për përforcimin e motorit.
Kjo nënkupton se Panamera Turbo S E-Hybrid Sport Turismo në këtë rast do të ketë në total 770 kuajfuqi, ku shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë do të mund ta arrijë për 3,2 sekonda dhe atë maksimale deri në 316 km/h.