Kompania gjermane TechArt nga tani në ofertë ka edhe paketën e plotë për modifikimin e gjeneratës së tretë të SUV-it të Porsches, Cayenne – versionet Cayenne, Cayenne S dhe Cayenne E-Hybrid.
TechArt për këtë Cayenne ka zgjedhur mbrojtësin e ri të përparmë shtesë (spoiler), set të ri të pragjeve, mbrojtësin e ri të pasmë shtesë (difuzer), mbrojtësin e pasmë shtesë (spoiler) në çati si dhe mbrojtësin shtesë (spoiler) mbi bagazh, transmeton Koha.net.
Gjithashtu, TechArt për këtë SUV të Porsches ka zgjedhur edhe set të ri të rrotave, sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave, amortizatorët e modifikuar, sistemin e ri të frenave, interier të modifikuar të cilin e ka punuar në bashkëpunim me kompaninë Rolf Benz e cila është e specializuar për pjesët ekskluzive, si dhe xhamat e errët.
{gallery}
TechArt, po ashtu, ka përforcuar edhe motorin e këtij Cayennet, 3.0-litër V6 për 40 kuajfuqi, në 380 kuajfuqi dhe tani ky SUV shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë mund ta arrijë për 4.9 sekonda ndërsa atë maksimale deri në 253 km/h.
Gjithashtu, TechArt njofton se kësi lloj pakete për modifikimin është në dispozicion edhe për Porsche Caynne Coupe të ri.
-
TechArt paralajmëron paketë të veçantë për Porsche Cayennen
-
Rusët paralajmërojnë Porsche Cayennen e ri
-
TechArt së shpejti do të prezantojë dy versionet e reja të Porsche Panamerës
-
Gjenerata e re e Porsche Cayennet shihet për herë të parë gjatë testimeve
-
Porsche do ta prezantojë një SUV të ri elektrik