Dihet se McLaren Senna është i shpejtë, në fakt shumë i shpejtë, e këtë e mundëson motori twin-turbo V8 që prodhon 789 kuajfuqi dhe pesha e tij që është vetëm 1,180 kilogramë.
Kjo super veturë sportive, Senna në ngjyrë të zezë, tani është incizuar duke u testuar në pistën e famshme të Nurburgring të Gjermanisë, transmeton koha.net.
Edhe pse nuk dihet se sa është koha e përfundimit të kësaj piste, mendohet se kjo veturë do të thyejë rekordin 6:44.97 të Lamborghini Aventador AVJ.
Në video nuk shihet edhe aq mirë ndonjë aksion në pistë, e shoferi në mënyrë të qartë është duke e vozitur atë shumë lehtë.
{gallery}
Artikuj të ngjashëm