Gjatë muajit të kaluar, Dodge ka prezantuar se një person fatlum që do të ofrojë më së shumti para në ankand, do të jetë pronar i Dodge Challenger SRT Demon 2018, të fundit që do të prodhohet ndonjëherë.
Prodhuesi i veturave është duke ofruar në ankand këtë veturë së bashku me Dodge Viper, si çift, dhe e vetmja mënyrë për t’i ndarë ata është pas blerjes së tyre, transmeton koha.net.
Një Dodge challenger SRT Hellcat VIN0001 është shitur për 1,65 milionë dollarë në vitin 2014. Kështu mendohet se këta të dy do të mbledhin shumë më shumë se sa kaq.
Dodge Demon pritet të ketë së paku 849 kuajfuqi e deri tani janë prodhuar vetëm 3,300 njësi të tyre.