Në panairin e veturave që po mbahet në Gjenevë prezent është edhe kompania sllovake e veturave, Engler Automotive, e cila është duke prezantuar veturën e saj sportive e të veçantë - Superquad.
Superquad është i punuar me dorë dhe konstrukti i tij përbëhet nga fibra të karbonit, titan, magnez dhe alumin, transmeton Koha.net.
{gallery}
Gjithashtu, Engler Automotive Superquad peshon vetëm 850 gramë ndërsa dimensionet e tij janë: 4.67 metra i gjatë, 1.95 metra i gjerë dhe vetëm 95 cm i lartë.
Sa i përket motorit, Superquad vjen me motor 5.2-litra Twin-Turbo V10 me kapacitet prej 850 kuajfuqi dhe shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për vetëm 2.5 sekonda ndërsa atë maksimale deri në 350 km/h.
-
Debuton F9R me motor 9.5 litërsh V12
-
Super vetura prezantohet në Kinë, arrin 100 km/h për dy sekonda
-
Rekord i ri botëror: Vetura e studentëve arrin shpejtësinë 100 km/h për 1.461 sekonda
-
Vetura fluturuese e novatorit sllovak realizon fluturimin e parë mes dy aeroporteve
-
McLareni prezanton superveturën, do të prodhohen vetëm 15 copë