Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Skoda zbulon konceptin Vision E me 300 kuaj fuqi

Skoda ka zbuluar konceptin Vision E në një ngjarje speciale para debutimit që do të jetë në panairin e veturave në Shabgai, transmeton koha.net.

Ky koncept elektrik e me të gjitha rrotat aktive zbulon teknologjinë dhe dizajnin i cili do të ndikojë në të ardhmen e veturave që do të prodhohen nga Skoda.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ky koncept coupe crossover do të jetë Skoda më dinamik i prodhuar ndonjëherë, ndërsa kompania pohon se shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra për orë e arrin për 6 sekonda, ndërsa shpejtësinë maksimale që mund ta arrijë është 180 kilometra në orë, transmeton koha.net.

Skoda Vision E do të ketë 2 motorë elektrikë të cilët së bashku prodhojnë 302 kuaj fuqi, ndërsa mund të kalojë 500 kilometra distancë me një mbushje të vetme, ndërsa për vetëm 30 minuta mund të mbushet 80 për qind.

Skoda ka thënë se këtë version do ta ofrojë edhe me të gjitha rrotat aktive edhe me dy rrota aktive.

Ky model është i bazuar në platformën e Volkswagen, MEB si pjesë të planit elektrik të Skoda, për të cilin thonë se deri në 2025-ën do të sjellë 5 modele elektrike në shitje.

Vision E koncept gjithashtu sinjalizon hapin e parë të Skodas në hyrjen në botën e veturave autonome.

{gallery}