Auto

Skoda prezanton Octavian e re

Gjiganti çek i automobilizmit, Skoda, ka prezantuar versionin e ri të modelit më të njohur, Octavia.

Automobili shënon 60-vjetorin më 2019 dhe versioni i ri është teknikisht gjenerata e pestë e modelit, dhe e katërta që kur Grupi Volkswagen mori drejtimin e kompanisë.

Versioni i ri i Octavias është i pari që vjen me opsionet elektrik dhe hibrid.

Nën kofano, modeli përdor platformën e njohur të VW-së, MQB, me rrotat e përparme në funksion si dhe platformën për funksionim përmes të gjitha rrotave.

Modeli bazë ka motor 1.0 benzinë me 108 kuaj fuqi, derisa ka edhe motor 1.5-litërsh benzinë me 148 kuaj fuqi. Të dyja vijnë me marsh manual me gjashtë shpejtësi të lidhura me rrotat e përparme.

Është i mundshëm edhe marshi automatik me shtatë shpejtësi, si dhe kombinimi i versionit hibrid, përmes baterisë 48-voltësh. Ky kombinim asiston motorin benzinë falë një motori të vogël elektrik me të cilin mund të ulen shpenzimet dhe emetimi i gazrave.

Modeli i tretë benzinë është në versionin 2.0-litërsh me 187 kuaj fuqi, marsh automatik me shtatë shpejtësi dhe sistem që tërheqë me të gjitha rrotat. Kjo kompani thotë se përshpejtimin nga 0 në 100 kilometra për orë, ky model e arrin për 6.9 sekonda, ndërsa top shpejtësia e tij është 230 km/orë.

Versionet me naftë vijnë me opsionet 2.0-litërsh TDI me versionin bazë 114 kuaj fuqi dhe me zgjedhjen mes marshit manual me gjashtë shpejtësi ose atij automatik me shtatë. Është edhe versioni me 148 kuaj fuqi me sistemin që tërheqë me të gjitha rrotat, dhe versioni më i fuqishëm, ai me 197 kuaj fuqi.

Versioni më i veçantë është Octavia iV, që është i pari me opsionin plug-in hibrid. Ai ka motor 1.4-litërsh benzinë të kombinuar me një version elektrik për të krijuar bashkë 201 kuaj fuqi. Me këtë version elektrik, Skoda thotë se modeli i ri mund të ecën deri 55 kilometra vetëm me rrymë.

Modeli i ri është më i gjatë se i kaluari, më i gjerë dhe zë më shumë vend brenda. Dizajni është i freskët, me drita LED si standard, e me ndryshime edhe në dritat e pasme. Brenda ekzistojnë ekranet e veçanta të ndjeshme në prekje që funksionojnë edhe përmes kontrollimit përmes gjesteve.

Modeli do të dalë në shitje në pjesën e dytë të vitit 2020 me çmim që s’është bërë i ditur por që pritet të jetë rreth 23 mijë euro.

{gallery}